Lajme
FOTO| Policia e Kosovës i gjen afër 42 mijë euro në veturën e një personi që po kalonte kufirin
Demokracia
22:54 | 13 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës i ka gjetur 41 mijë e 750 euro një personit në pikën kufitare kullë, i cili po udhëtonte në drejtim të Malit të Zi.

Policia përmes një komunikate për media ka thënë se vetura ishte me targa të Kroacisë, përcjell Demokracia.com.

Policia e Kosovës ka publikuar edhe pamje të të hollave, si dëshmi nga rasti.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

Policia kufitare i gjen nën posedim 41.750 Euro, personit i cili nuk i kishte deklaruar paratë

Prishtinë, 13 maj 2022

Sot, në orët e pasditës në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policor kufitar gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrur me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar (41.750 Euro), dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjet euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezentim i dëshmis për prejardhje të hollave).

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme