Lajme
FOTO| Policia del me komunikatë për Vidovdanin: 10 serbëve iu refuzua hyrja, një u arrestua
Demokracia
15:47 | 28 Qershor 2022

Share:

Sot në Gazimestan është shënuar festa fetare serbe e njohur si “Vidovdani”. Për mbarëvajtjen e kësaj feste, Policia e Kosovës është angazhuar që nga orët e mëngjesit.

Në një komunikatë për media, Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në pikat kufitare në Vërmicë dhe Kullë, kanë ndaluar dhjetë serbë, shtetas të Malit të Zi. Gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, janë hasur disa ndërresa me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes.

Me vendim të prokurorit, atyre u është refuzuar hyrja në Kosovë, ndërsa ndërresat janë konfiskuar.

“Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”, sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare SPK Vërmicë dhe SPK Kullë, gjatë kontrollit policorë zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë (10) persona serb shtetas të Malit të Zi. Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes. Lidhur me rastet janë kontaktuar prokurorët kompetent, me vendim të të cilëve personave në fjalë iu është refuzuar hyrja në Kosovë, përderisa ndërresat (maicat) me mbishkrime të ndryshme janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

“Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një (1) person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes”, thuhet në komunikatë.

Policia ka publikuar edhe fotografi të gjësendeve të konfiskuara:

 

 

 

Të ngjashme