Shtatë vetura janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme, duke krijuar kaos në trafik.
Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, një nga shoferët e makinave, me iniciale M.K është shoqëruar në spitalin Ushtarak për ndihmë mjekësore.
“Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë – Durrës, janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Në datën 12.05.2022 në autostradën Tiranë – Durrës, janë përfshirë në aksident me dëme materiale 7 mjete, nga të cilat drejtuesi i mjetit marka “Opel Corsa” me targa AA 431 ZX shtetasi me iniciale M.K është shoqëruar pranë spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore, 4 mjete të tjera si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme pritet të lëvizen me karotrec dhe po punohet për lirimin sa më të shpejtë të autostradës.
Policia Rrugore e Tiranës përsëri apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sepse është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje!