Nuk janë të rralla gabimet që bëjnë zyrtarët e lartë të shtetit. Megjithatë, Donika Gërvalla vazhdon të jetë e pakonkurrencë, veçanërisht për gabimet në Twitter. E keq nuk po ia lënë as përgjegjësit e faqes së ministrisë së Gërvallës në rrjetet sociale.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është një prej ministrive me skandalet më të mëdha, që nga dita kur në krye të saj ka ardhur Donika Gërvalla.
Deri më tani, ajo disa herë ka bërë gabime skandaloze në postimet e saj në rrjetet sociale, përcjell Demokracia.com.
Megjithatë, duket se nuk është e vetmja që gabon në këtë dikaster qeveritar, pasi që në një komunikatë të lëshuar nga ministria e Gërvallës rreth takimit të zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Artemis Malo, kishte gabime drejtshkrimore me bollëk.
“Mëgatës, veqantë, diaspira, rinjëve, gadishmërinë”, janë vetëm disa nga fjalët e shkruara keq nga zyrtarët e kësaj ministrie, por ka fjalë ku u mungon edhe ë-ja për shkak të shumësit dhe ka raste kur fjalitë i kanë ndërtuar me trajtë të parregullt.