Lajme
FOTO| Pasi u bë ministër, Xhelal Sveçla bëhet edhe i “padukshëm” në Katar
Demokracia
17:35 | 26 Maj 2022

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tash e disa ditë po qëndron në Katar. E atje duket se nuk e njohin mirë “heroin”, që i përvetëson meritat për secilin aksion të suksesshëm të policisë në Kosovë.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se po qëndron në Katar me ftesë të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani, përcjell Demokracia.com.

Në kuadër të kësaj vizite, ai ka takuar edhe Drejtorin e Sigurisë Publike, Gjeneralmajor Saad bin Jassim Al Khulaifi, me të cilin ka publikuar edhe foto.

Por, drejtori Saad bin Jassim Al Khulaifi duket se ka harruar menjëherë Sveçlën, ndonëse në atë mes ishte më i thinjuri. Në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Katarit është publikuar një fotografi tjetër, ku thuhet se është nga takimi me ministrin e Qeverisë Kurti II, por Sveçla nuk shihet askund.

“Shkëlqesia e tij u takua me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla”, thuhet në këtë postim në Twitter, ku mes tjerash përmenden edhe disa politikanë që po qëndrojnë atje për vizitë.

Ministria e Brendshme e Katarit ka publikuar foto nga secili takim i drejtorit Saad bin Jassim Al Khulaifi, por ajo me Sveçlën nuk shihet askund./Demokracia.com/

Të ngjashme