Lajme
FOTO| Pas takimit me Vjosa Osmanin, kryediplomati grek e fsheh flamurin e Kosovës
Demokracia
20:08 | 08 Qershor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron sot për vizitë në Kosovë, ku është takuar me liderët politikë, duke përfshirë këtu edhe presidenten Vjosa Osmani.

Zyra e presidentes Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, ku shihet se janë vendosur edhe flamujt e dy shteteve, Greqisë dhe Kosovës, raporton Demokracia.com.

Por, edhe pse po e presim njohjen nga ky shtet, fotot ku shihet flamuri i Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme kryediplomati grek që t’i publikojë edhe në llogarinë e tij në Twitter.

Ai madje edhe i ka prerë ato, që të mos duket flamuri i Republikës së Kosovës, përcjell Demokracia.com.

 

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, vazhdimisht i kanë kërkuar njohjen Greqisë, por këta të fundit janë duke qëndruar të rezervuar në deklarata rreth një çështje të tillë, raporton Demokracia.com.

Ndërkohë, presidentja Osmani po ashtu e ka diskutuar edhe çështjen e njohjes sot me Dendias, duke thënë se kjo do të thellonte edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kohë më parë, Gërvalla pas një vizite që kishte në Greqi deklaroi se “nuk e lusin” këtë shtet që ta njoh Kosovën.

Demokracia.com kishte parë se gjatë shkurtit të këtij viti, Gërvalla ishte injoruar edhe nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili në një takim në Konferencën e Sigurisë në Munih, nuk i kishte zgjatur fare dorën asaj./Demokracia.com/

VIDEO| Kryeministri grek takohet me Kurtin e Osmanin, Gërvallës nuk ia zgjat fare dorën

Të ngjashme