Lajme
FOTO| Pas përplasjeve, fyerjeve dhe padisë, Haradinaj dhe Rama gjejnë paqe dhe përqafohen në Tiranë
Demokracia
16:11 | 05 Prill 2022

Share:

Pas shumë përplasjeve, akuzave dhe padisë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më në fund kanë gjetur paqe.

Haradinaj sot ka qëndruar në vizitë në Tiranë më bashkëpunëtorët tij dhe është pritur nga kryeministri Rama, shkruan Demokracia.com.

Në postimin e Haradinajt në Facebook, të dy liderët shihen dukshëm të përafruar.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar Haradinaj.

Përplasja ndërmjet Haradinajt dhe Ramës kishte nisur për shkak të akuzave dhe kundërakuzave lidhur me shkëmbimin territorial të përfolur askohe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje Rama e kishte paditur Haradinajt për shpifje, por pas një kohë kjo padi u tërhoq. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme