Lajme
FOTO| Papastërti e prishje në disa klinika të QKUK-së
Demokracia
14:28 | 15 Prill 2023

Share:

Në shumicën e klinikave të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës, ka mungesë të sapunit.

Shumica e tualeteve janë në gjendje të keqe, tavanet janë të demoluara, e uji nuk ndalon së pikuari.

Në të paktën në një nga tualetet e Klinikës së Kirurgjisë, shihet rrëzimi i një pjese të tavanit, ku pranë gypave të kanalizimit është vendosur ndriçimi për dy tualete.

Në një rast tjetër vërehet tentimi për riparim të tavane me karton prej letre.

Në klinika të QKUK-së ka edhe orendi të demoluar dhe pjesë shtrati të rëna në tokë.

Radio Evropa e Lirë për këtë gjendje në klinika ka pyetur drejtorinë në Shërbimit Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.


Të ngjashme