Lajme
FOTO| Osmani takohet me politikanin libanez që iu publikuan skandalet në Pandora Papers, dikur tentoi ta blinte edhe PTK-në
Demokracia
15:00 | 19 Shkurt 2022

Share:

Në kuadër të disa takimeve jo aq të rëndësishme në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidentja Osmani e ka takuar edhe Kryeministrin e Libanit, Najib Mikatin, i cili në botë nuk njihet edhe aq për të mirë.

“Shtetet tona kanë lidhje të mira historike dhe do të vazhdojmë t’i zhvillojmë këto lidhje”, kështu është deklaruar Vjosa Osmani pas takimit me Najib Mikatin, përcjell Demokracia.com.

Ata u panë në një tavolinë së bashku duke biseduar dhe më pas duke i shtrënguar ngrohtësisht edhe duart.

Megjithatë, emri i politikanit në fjalë nuk është lakuar gjithmonë pozitivisht. Kohë më parë, ai ishte njëri prej ofertuesve me kompaninë e tij “M1 International Limited” për blerjen e Telekomit të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Nuk dihej interesi i kryeministrit libanez për të investuar në Kosovë, por disa herë ishte raportuar për ndërlidhje të tij në shpëlarje të parave.

Mediat e huaja kishin zbuluar se për vite me radhë, politikanët dhe bankierët e Libanit kishin grumbulluar pasuri në “parajsat fiskale” dhe i kishin përdorur ato për të blerë prona të shtrenjta, derisa qytetarët libanezë vazhdojnë të jenë tepër të varfër.

Publikimi i “Pandora Papers”, jo më larg se në tetor të vitit 2021, tregonte se këto pasuri i përkisnin të njëjtës elitë qeverisëse që fajësohet për kolapsin dhe për prishjen e jetës së libanezëve, të cilët kanë humbur aksesin në kursime dhe tani luftojnë për të marrë karburant, energji elektrike dhe ilaçe, përcjell Demokracia.com.

Emrat me fytyra të guximshme në dokumentet e zbuluara përfshinin guvernatorin afatgjatë të bankës qendrore, një figurë kryesore në politikat e dështuara që ndihmuan në nxitjen e krizës financiare, si dhe kryeministrin Najib Mikati që takoi presidentja Osmani, por edhe paraardhësin e tij.

Një pretendim tjetër që shpesh është raportuar në mediat e huaja është se Mikati e ka përkrahjen e Hezbollahut, organizatë që Kosova zyrtarisht e ka shpallur si terroriste.

Kryeministri libanez, me të cilin u takua Osmani, ka qenë nën hetime edhe për shpërthimin e fuqishëm në Bejrut gjatë vitit 2020. Mbi 200 persona kanë humbur jetën në këtë shpërthim dhe rreth 7 mijë të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Gjyqi do të fillojë, por kryeprokurorja e çështjes u shkarkua, pasi ajo kërkoi të hetonte gjithashtu Mikatin dhe ish-kryeministra të tjerë, për rolin e mundshëm në shpërthimin e portit të Bejrutit në vitin 2020./Demokracia.com/

Të ngjashme