Shefi i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fatmir Balaj, është dekoruar me Medalje Presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë, më 17 shkurt 2023.
“Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet te motivacioni i kësaj medaljeje presidenciale për komandant Balajn.
E sigurisht të gjithëve u kujtohet fotografia nga arrestimi i kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti. Osmani ka dekoruar pikërisht policin, i cili vite më parë në një protestë e kishte arrestuar Kurtin, shkruan Demokracia.com.
Në fotografi janë dy zyrtarë policorë, përkatësisht Fatmir Balaj dhe Fatlum Shaqiri. /Demokracia.com/