Lajme
FOTO| Në konsullatën e Shtutgartit s’kujdeset askush për flamurin e shtetit
Demokracia
20:26 | 27 Tetor 2022

Share:

Një flamur i harruar dhe në gjendje jo të mirë, i pret qytetarët që punojnë e veprojnë në hyrje të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart. 

Gjendja e flamurit të Kosovës nuk i ka rënë në sy askujt prej stafit të konsullatës në Shtugart, që atje janë për ta përfaqësuar sa më dinjtetshëm shtetin e Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar disa fotografi nga një mërgimtar, ku flamuri i shtetit të Kosovës duket i mbështjellë rreth shtizës së hekurit.

Kjo gjendje e flamurit, sipas lexuesit të Demokracia.com që i ka dërguar fotografitë, është kështu që disa ditë me radhë.

Të ngjashme