Mot i keq e ka përfshirë sot pasdite Shkupin.
Furtuna që ka kaluar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut ka lënë pas vete drunj të shkulur dhe të rrëzuar, vetura të dëmtuara, kurse për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar.
Furtuna është përcjellë me shi, breshër dhe erë të fuqishme.