Lajme
FOTO| Ministri Peci shëtitë familjarët e tij me veturë zyrtare, targat tregojnë se ajo i takon MPJD-së
Demokracia
22:23 | 04 Shkurt 2022

Share:

Ministri mitrovicas, Faton Peci, duket se po e shijon postin ministror dhe luksin që ofron pozita qeveritare.

Ashtu sikur ministrat e tjerë nga qeveritë e kaluara, edhe Peci po vazhdon avazin e vjetër që me veturë zyrtare t’i bart familjarët e tij, shkruan “Jepi zë”.

Udhëheqësi i dikasterit të Bujqësisë, sot gjatë ditës është parë me një veturë luksoze në qytetin e Mitrovicës.

Në foton e publikuar nga mediat lokale shihet me disa persona në veturë, të cilat u raportua se janë familjarë të tij.

Demokracia.com bazuar në targat që mban vetura e përmendur ka gjetur se ajo është veturë protokollare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Demokracia.com nuk ka mundur ta konfirmojë nëse personi që drejton veturën është ministri Peci, megjithatë fotografitë e siguruara e dëshmojnë se ajo është pronë e institucioneve shtetërore.

Shumë prej institucioneve të shtetit, veçanërisht të emëruarit e lartë, në veturat zyrtare kanë edhe tabela civile që ia ndërrojnë veturës shtetërore kurdo që e vlerësojnë të arsyeshme./Demokracia.com/

Të ngjashme