Lajme
FOTO | Militantët e Vetëvendosjes rehatohen masivisht nga Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike
Demokracia
22:31 | 24 Janar 2024

Share:

Albin Kurti i ka mbushur bordet e ndërrmarrjeve publike me militantë partiakë. 

Shumë militantë të Vetëvendosjes janë emëruar sot në borde të ndërmarrjeve publike, shkruan Demokracia.com.

Qeveria Kurti sot e ka emëruar Milot Cakajn, Zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

Pasi kishte ardhur në pushtet, kryeministri Albin Kurti e kishte angazhuar Cakajn në kabinetin e tij, duke e emëruar si këshilltar politik më 20 mars të vitit 2020.

BQK-ja njoftoi sot se pas një mbledhjeje, Cakaj u emërua si zëvendës i guvernatorit së bashku me Neserin Shilekun. Ata, siç njoftoi BQK, “do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme”.

BQK tha se “përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit”.

Me përfundimin e këtij procesi, BQK tha se tashmë janë plotësuar të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative.

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot edhe anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes ”Drini i Bardhë”.

Arjeta Zeka është zgjedhur kryesuese, Ilaz Halili anëtar, Shkodran Gaxherri anëtar, Zamire Deçani-Beqiri anëtare, Rina Sylafeta-Kumnova anëtare dhe Besim Kajabegolli anëtar.

Demokracia.com mëson se pothuajse që të gjithë janë militantë të Vetëvendosjes.

Besim Kajbegolli është militant i Vetëvendosjes

Edhe Ilaz Halili, po ashtu, nga fotografitë e postuara duket se është militant i Vetëvendosjes.

Mandati i tyre është trevjeçar dhe emërimi i tyre është bërë me shumicë votash në Qeverinë Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme