Lajme
FOTO| Me veturë të shtetit “shëtitet” nëpër Pejë me familje, në mënyrë komike mundohet ta fshehë targën 3Z
Demokracia
14:55 | 07 Gusht 2023

Share:

Një veturë është parë gjatë ditës në qytetin e Pejës duke bërë xhiro, që është hiç më pak se një veturë e shtetit.

Ajo që bie në sy është mbulimi që zyrtari është munduar ti bëjë makinës për të mos u vërejtur targa zyrtare.

Ai ka përdorur një gjethe të pishës por si duket ka dështuar, pasi qartë indentifikohet tabela 3Z.

Gjithashtu vlen të ceket sipas informacioneve të Periskopit, shoferi i veturës këto lëvizje i bënte bashkë me familjen e tij.

 

Të ngjashme