Lajme
FOTO| Më në fund, Kurti arrin ta shoh “LIVE” sekretarin Blinken
Demokracia
17:17 | 27 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar pak sekonda Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në Washington DC.

Osmani dhe Kurti me ftesë të familjes së Albright po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright.

Të udhëhequr nga presidenti amerikan Joe Biden dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1,400 veta do të mblidhen në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj.

Zyrtarët e tjerë të lartë, që pritet të jenë të pranishëm përfshijnë: sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s, Bill Burns dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Nga autoritetet e huaja do të jenë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë nga Bosnje e Hercegovina, Republika Çeke dhe Kolumbia.

Të ngjashme