Lajme
FOTO| Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan
Demokracia
20:46 | 15 Prill 2022

Share:

Sot në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës është vrarë një person.

Ngjarja e rëndë, që ka tronditur fshatin e Klinës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Demokracia.com rastin dhe ka dhënë disa informacione për këtë krim.

Sipas Gashit, të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 18:20 dhe vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.

Sipas Klina.info, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj.

Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.

Të ngjashme