Gjatë ditës së sotme një oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ra në prangat e Policisë.
Demokracia.com më herët raportoi se bëhet fjalë për Bajram Rexhaj, oficerin korrektues.
Demokracia.com po ashtu ka siguruar edhe fotografinë e Rexhajt.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Rexhaj u kap në flagrancë duke marrë ryshfet. Po ashtu, ai dyshohet që ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me qëllim që ato të shkojnë tek një person i paraburgosur.
Kurse, me vendim të prokurorit oficeri korrektues është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ky është oficeri korrektues që u arrestua në Prizren për ryshfet
Pas arrestimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e tij.
SHKK ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion për arrestimin e zyrtarit korrektues.
“ShKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së. /Demokracia.com/