Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një pune disa mujore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka arrestuar një person nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez, për shkak të dyshimit të bazuar për Krim i luftës kundër popullsisë civile.
I arrestuari është Milorad Djokovic, nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës.
Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.
Siç thuhet në njoftim, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor