Lajme
FOTO| Ky është 58-vjeçari që u gjet i vrarë në Podujevë
Demokracia
13:34 | 27 Mars 2023

Share:

Sali Salihu, 58-vjeç, është personi i cili u gjet i vrarë të dielën në mbrëmje në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Trupi i viktimës, siç ka njoftuar sot Policia e Kosovës, është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje” dhe ka nisur hetime.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Deri më tani, nuk është raportuar për të arrestuar.

Të ngjashme