Lajme
FOTO| Ky është 40 vjeçari që u vra sot në Kaçanik
Demokracia
16:04 | 10 Maj 2022

Share:

Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare është vrarë sot në Kaçanik. Sipas mediave lokale, viktima është Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut.

Faqja “Kaçanik.info” ka publikuar edhe fotografinë e viktimës.

Rastin e vrasjes e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtura “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Kaçanik

Të ngjashme