Lajme
FOTO | Kurti viziton familjen Demaçi dhe Dehari, ministrja Haxhiu nuk shihet në foto te familja e Astritit
Demokracia
12:35 | 26 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti së bashku me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ditën e dielë e ka kaluar te familjet Demaçi e Dehari.

Kurti ka ndarë fotografi nga vizitat e tij tek këto dy familje, teksa ka shkruar se Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen.

“Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Mirëpo te familja e Astrit Deharit nuk shihet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Të ngjashme