Lajme
FOTO| Kurti e fshehu takimin me Sorosin në Mynih, Osmani e refuzoi
Demokracia
22:20 | 22 Shkurt 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar edhe djalin e miliarderit George Soros, Alex Soros, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Kryeministri Kurti duket s’e ka dashur ta mbajë të fshehur këtë takim. Ishte Alex Soros, ai që ka shpërndarë një foto në Instagram nga takimi i hareshëm me kryeministrin Kurti.

Demokracia.com nga burime brenda kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka mësuar se e para e shtetit për herë të dytë, pas Nju Jorkut, ka refuzuar edhe në Mynih të takohej me Sorosin.

“Takim i mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku biseduam për reformat dhe bashkëpunimin e rëndësishëm transatlantik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Soros. /Demokracia.com/

Të ngjashme