Lajme
FOTO| Kurti dhe Dendias takohen në një restorant në periferi të Prishtinës
Demokracia
13:43 | 12 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Kurti ka zhvilluar takim me ministrin grek në një restorant, në periferi të Prishtinës.

Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias e ka takuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, siç është bërë e ditur, Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë./KP

Të ngjashme