Lajme
FOTO| Kurti bisedon me persona të paautorizuar në seancë plenare të Kuvendit
Demokracia
11:55 | 16 Qershor 2022

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka publikuar një fotografi ku kryeministri Albin Kurti shihet duke u konsultuar me Ilir Kërqelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Beqa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky konsultim është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, raporton Demokracia.com.

Krejt kjo, pasi Kërqeli nuk është person i autorizuar për pjesëmarrje në seancën plenare.

Postim i plotë i deputetit Hajdar Beqa:

Kryeministri Kurti në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, konsultohet me persona të paautorizuar në Seance Plenare, me Ilir Kërqeli – Shef i kabinetit të Glaukut./Demokracia.com/

Të ngjashme