Lajme
FOTO| Kosova e Shqipëria me stërvitje të përbashkëta ushtarake
Demokracia
11:09 | 24 Shtator 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Mehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Shqipërisë janë stërvitur së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Postimi i plotë i Mehajt, pa ndërhyrje:

Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”.

Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!

?????

Të ngjashme