Lajme
FOTO: Konsullata e Kosovës në Cyrih e pret përfaqësuesin e “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”
Demokracia
20:51 | 25 Janar 2024

Share:

Disa ditë më parë është themeluar një lëvizje që ka nxitur mjaft debat, e cila quhet “Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame”. Kjo lëvizje është thënë se përbëhet nga afro 70 persona nga gjitha vendet shqiptare që ishin mbledhur në Deçan. Ky veprim kishte ngjallur shumë reagime, duke çuar gati edhe në një përplasje civile. Njëri prej themeluesve të saj, Saim Tahiri, së fundmi ka filluar të pritet edhe zyrtarisht nga institucionet e shtetit.

Saim Tahiraj nga “Lëvizja për braktisjen e Fesë Islame”, i cili është edhe pjesë e shoqatës “Salih Çekaj“, ka vizituar së fundmi Konsullatën e Kosovës në Cyrih të Zvicrës, shkruan Demokracia.com.

Pas kësaj vizite të tij, ai ka postuar edhe një fotografi para objektit të konsullatës ku shihet së bashku me udhëheqësin e misionit konsullor Vigan Berishën dhe zëvendëskonsullin Avni Zejnullahu.

Ndryshe, në tubimin e së premtes, më 21.10.2023, një grup qytetarësh në Deçan, u deklaruan unanimisht se nga ajo ditë nuk ishin më myslimanë dhe për mision kishin bindjen e sa më shumë njerëzve që ta braktisnin këtë fe. Një prej figurave kryesore të kësaj lëvizjeve, i cili më pas i mbronte pikëpamjet e kësaj lëvizje në televizione publike ishte edhe Saim Tahiraj, i cili shihet se e ka vizituar edhe një institucion të Kosovës në Zvicër.

Foto nga prononcimet e tij publike

Prononcimet ishin njëzëri nga ky grup prej rreth 70 vetash dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal”. “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, se mendojnë vetëm shqip, se në radhë të parë janë shqiptarë, etj.

Ndryshe, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan kishte reaguar ashpër ndaj “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”, duke e akuzuar për propagandë kundër fesë dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë. Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme”, thuhej në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”. /Demokracia.com/

Të ngjashme