Lajme
FOTO: Konfirmohet edhe një terrorist i vrarë
Demokracia
13:51 | 25 Shtator 2023

Share:

Prokuroria e Shtetit e ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com se është gjetur edhe një trup i pajetë, që i përket njërit prej sulmuesve të Policisë së Kosovës , dje në fshatin Basnjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zëdhënësi i Prokurorisë Ekrem Lutfiu, e ka konfirmuar këtë lajm.

“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit.”, tha ai.

Demokracia.com raportoi e para për gjetjen e trupit të katërt, të sulmuesve.

Gjendet trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Të ngjashme