Lajme
FOTO| KFOR-i vendoset në Jarinje për shkak të tubimit të ekstremistëve matanë kufirit
Demokracia
12:56 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke patrulluar dhe ka shtuar numrin e trupave në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinjë.

KFOR, para disa ditësh, ka bërë të ditur se ka përforcuar pranin në veriun e Kosovës me trupa dhe patrullime shtesë.

Sot është paralajmëruar në afërsi të Jarinjës, një takim me “qëllim të zhbllokimit të kalimit për serbët e Kosovës”, shkruan Kossev.

Gjithashtu, KFOR ka bërë thirrje që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve.

Ndërkaq, për ditën e dielën të 18 dhjetorit, është raportuar mbajtja një e proteste nga ana serbëve, në pikën kufitare në Jarinjë.

LEXO EDHE:

Wagner fton “patriotët nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska”: Të shkojmë të çlirojmë Jarinjën

Të ngjashme