Lajme
FOTO| Kështu duket qyteti Irpin pas sulmeve të vazhdueshme nga ushtria ruse
Demokracia
15:09 | 21 Maj 2022

Share:

Qyteti Irpin, afër Kievit në Ukrainë, javëve të fundit ka vuajtur nga sulme të vazhdueshme, derisa Rusia po tenton t’i afrohet kryeqytetit.

Disa pamje të publikuara nga Sky News, tregojnë qytetin se si duket sot, gati plotësisht i shkatërruar, përcjell Demokracia.com.

Që prej kur nisi lufta në shkurt, luftimet kanë vazhduar derisa Ukraina ka treguar një rezistencë të fuqishme.

Pavarësisht kësaj, Rusia ka shpallë fitoren në betejën disamujore për të pushtuar Mariupolin.

Mbrëmë, Moska tha se qyteti-port ishte “çliruar plotësisht” pasi luftëtarët e fundit që rezistuan në fabrikën e çelikut të Azovstal u dorëzuan.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po ashtu ka deklaruar se ushtarët e fundit të zonës kanë marrë leje që të largohen. /Demokracia.com/

Të ngjashme