Lajme
FOTO | “Kërkojmë punëtore”, shumë biznese të gastronomisë në Fushë Kosovë në kërkim për të punësuar një grua
Demokracia
21:00 | 18 Prill 2024

Share:

Kosova, ndër vite, ka pasur shkallë të lartë të papunësisë. Nga viti në vit, Agjencia Kosovare e Statistikave po publikon shifra se papunësia është ulur. Por, pavarësisht këtyre shifrave, punëdhënësit po raportojnë, sidomos gjatë viteve të fundit, vështirësi për të gjetur punëtorë. Me këtë problem po përballen më së shumti bizneset në sektorin e gastronomisë, shkruan Demokracia.com.

Kosova tanimë nuk mund të konkurrojë me fuqi punëtore. Me mungesë punëtorësh përballet sidomos sektori privat, i cili njëherësh është edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë, me mbi 220 mijë punëtorë.

Biznese të shumta në Fushë Kosovë kanë vendosur në xhamat e tyre të lokaleve thirrjen “Kërkojmë punëtore”, që natyrshëm tregon për mungesën e fuqisë punëtore.

Vetëm në pak metra distancë, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë janë vendosur shumë thirrje.

Të gjitha thirrjet janë vendosur pothuajse për punëtore të gjinisë femërore. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme