Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë një kërcënim me vdekje në Instagram, që është bërë shkas për t’u bërë lajm në mediat e Beogradit.
Një përdorues i kësaj platforme nga Beogradi, që është prezantuar si ish-aktor dhe tekstshkrues i këngëve, ka publikuar një video duke bërë thirrje për vrasjen e Vuçiq.
Ai ka publikuar fotografi të kosës, që sipas B92 simbolizon vdekjen, me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiq”, të shoqëruar gjithashtu me një këngë të titulluar “Je i vdekur”.
“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vij te dera”, është teksti i kësaj kënge.
Sipas raportimeve, menjëherë pas kërcënimit, Prokuroria në Beograd ka urdhëruar organet e sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, për ta identifikuar kryesin e këtij krimi ndaj presidentit të Shtetit dhe për ta ndjekur atë.
Nuk është hera e parë që mediat në Serbi raportojnë për kërcënimet me vdekje për Vuçiqin.
Zakonisht këto “kërcënime” bëhet kur Vuçiq e ka punën “ngusht” si në politikën e brendshme ashtu edhe në të jashtëm. /Demokracia.com/