Lajme
FOTO| Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë – Pejë, krijohen kolona të gjata
Demokracia
17:46 | 29 Shtator 2022

Share:

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, nga katër sosh që kanë ndodhur më herët në këtë rrugë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Po ashtu janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë)”.

Sipas policisë, aksidentet janë shkaktuar si pasojë e rrugës së rrëshqitshme, pas motit me shi.

“Sipas raportimeve nga kjo zone ka pasur reshje te vazhdueshme te shiut dhe qarkullimi ka pasur vështirësi për shkak te aksidenteve qe janë shkaktuar. Policia e Kosovës me njësitet e saj ne trafik, respektivisht ato për kontroll në autostradë po merret me trajtimin e rasteve te raportuara dhe menaxhimin e rrjedhës se trafikut”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Të ngjashme