Lajme
FOTO| Ja si e lavdëronte Besnik Bislimi nënkryetaren e Prishtinës nga radhët e PDK-së
Demokracia
22:17 | 02 Shkurt 2022

Share:

Donjeta Sahatçiu, një emër jo i njohur më parë në politikë, është emëruar sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, pas koalicionit të kësaj partie me LDK-në. E njëjta dikur ishte lavdëruar mjaft shumë nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Donjeta Sahatçiu është nënkryetarja e parë grua e Prishtinës e emëruar nga PDK. Këtë pozitë, ajo pritet që ta mbajë për katër vitet e ardhshme, përcjell Demokracia.com.

Deri më tani, për të është ditur shumë pak. Megjithatë, jo shumë vite më parë, e njëjta lavdërohej jashtëzakonisht shumë nga Besnik Bislimi, studente e të cilit ka qenë.

Ky i fundit e kishte përgatitur edhe një letër rekomandimi për të, të cilën e quante studente të shkëlqyeshme dhe tepër inteligjente.

“E njoh Donjeta Sahatçiun që nga viti 2009 kur filloi të ndiqte mësimet e mia në Mikroekonomi, Makroekonomi dhe Ekonomi për Studime Humane. Në të gjitha klasët e mia, ajo ka qenë një studente e shkëlqyeshme. Donjeta është kreative, tepër inteligjente dhe ka aftësi të admirueshme”, kishte thënë pjesëtari i LVV-së, Besnik Bislimi, përcjell Demokracia.com.

Donjeta Sahatçiu më parë nuk ka qenë emër i dëgjuar në politikën kosovare. Për të dihet vetëm aq sa ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate. /Demokracia.com/

Të ngjashme