Hysni Gucati është lejuar nga Gjykata Speciale që të vijë në Kosovë pas vdekjes së babait të tij.
Kreu i OVL të UÇK-së Hysni Gucati, i cili para disa ditësh është dënuar me burg nga Gjykata Speciale me katër vite burgim, nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ka ndërruar jetë më 27 maj.
Por Gucati, sot është parë pranë varrit të babait të tij, i shoqëruar nga Policia e EULEX-it, siç shihet edhe në fotografitë e siguruar nga Tëvë1.