Kuriozitete
FOTO| Gjyshja lind mbesën
Demokracia
23:56 | 11 Qershor 2022

Share:

Një grua 50 vjeçare ka sjellë në jetë vajzën e vajzës së saj, pasi ofroi të ishte surrogate, me të bijën që nuk mund të fertilizohej.

Chalise Smith, nënë e tetë fëmijëve, nga Utah, SHBA, iu implantuan embrione nëpërmjet fekondimit ‘vitro’, duke sjellë në jetë fëmijën e vajzës së saj, Kaitlyn, dhe bashkëshortit të saj Miguel Munoz.

Kaitlyn, e cila jeton në Teksas, lindi një djalë, por me komplikime të shumta, çka bëri që ajo të mos mund të mbetej shtatzënë për herë të dytë.

Nëna e saj, Chalise, u mërzit për gjendjen e së bijës, dhe i ofroi që të bëhej zëvendësuesja e saj. Chalise u lejua nga mjekësia për të kryer shtatzëninë e saj të nëntë në moshën 49-vjeçare.

Vogëlushja e shëndetshme – e quajtur Alayna Kait-Chalise, emër pas nënës dhe gjyshes së saj, erdhi në jetë muajin e kaluar, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Nëna e dy fëmijëve tha se Alayna është “foshnja më e ëmbël”, duke thënë se djali i saj dy vjeçar, Callahan, e adhuron dhe dëshiron ta mbajë atë në krahë gjatë gjithë kohës.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025