Lajme
FOTO | Gjilanasit raportojnë shumë probleme infrastrukturore në komunën e Alban Hysenit
Demokracia
13:14 | 09 Prill 2024

Share:

Qytetarët e Gjilanit po i paraqesin problemet me të cilat po ballafaqohen në baza ditore. Problemet e tyre janë paraqitur edhe nëpërmjet fotografive, shkruan Demokracia.com.

Mungesë e ndriçimit publik në lagje të caktuara, gropa në rrugë, mbeturina, shpërthim i ujërave të zeza, janë vetëm disa nga problemet më të shpeshta që po i raportojnë gjilanasit.

Këto probleme janë raportuar në platformën ‘Ndreqe’, e cila u mundëson qytetarëve të raportojnë ankesat, ndërsa institucioneve komunale t’i identifikojnë dhe adresojnë ato.

Një qytetar ka raportuar se në rrugën “Haqif Tetova” mungon ndriçimi publik.

Ndriçimi publik po mungon edhe në lagjen e re, Uglar. Për këtë, një qytetar ka parashtruar ankesë të cilën e ka ilustruar me një fotografi.

Mungesa e ndriçimit publik është një prej problemeve më të raportuara. Kështu duket edhe lagja “Afërdita” gjatë natës.

Po ashtu është raportuar edhe një tjetër fotografi me mungesë të ndriçimit publik.

Në një lagje tjetër, qytetarët kanë kërkuar që të raportohet një gropë në rrugë që po u shkakton telashe.

“Është filluar me punë në sanimin e rrugës. Ka indicie që këto dy gropa të mbesin të parregulluara”, ka shkruar një qytetar, raporton Demokracia.com.

Një qytetar tjetër ka paraqitur problemet me trotuarin. “Trotuari është dëmtuar shumë”, ka shkruar ai, teksa ka paraqitur dy fotografi.

Janë denoncuar edhe grumbuj me mbeturina. “Shumë mbeturina përgjatë rrugës”, thuhet në përshkrimin e dy fotografive.

“Është dëmtuar ulësja në park”, ka shkruar një tjetër ankues gjilanas. 

“Kjo rruge eshte e pa asfaltuar per shume vite, kemi pasur kerkesa te shumta per ta shtruar por asnjehere asnje qeveri nuk ka ndermar masa. Demi eshte i paevituar neper shtepit pergjate rruges per shkak te pluhurit qe shkaktohet nga ngasja e automjeteve, demi i veturave nga gropat kur bie shi dhe pa shi varion prej 20cm deri me diameter 1m . Eshte per te ardhur qudi si ka mbetur kjo pjese e rruges e pashtruar. Fotot deshmojne se ne cfare gjendje eshte kjo rruge, dhe cfare demi bene ne objektet perreth nuk dihet a je ne shkretetir apo ne “QYTETIN e Gjilanit””, ka shkruar një qytetar teksa ka publikuar tri fotografi ilustruese. /Demorkacia.com/

Të ngjashme