Lajme
FOTO| Gjendet vetura e aksidentuar nga Kadri Rahimaj, parkohet në oborrin e komunës
Demokracia
19:30 | 04 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, ishte aksidentuar me veturë zyrtare.

Opozita në Kamenicë e kishte akuzuar atë për zhdukjen e veturës, shkruan Demokracia.com.

Pas mungesës disa mujore, vetura e zyrtare e tij është parë sërish në oborrin e Komunës së Kamenicës.

Ajo tani duket në gjendje të rregullt, raporton Demokracia.com.

Kryetari i Kamenicës aksidentohet në Prishtinë, ka gati dy muaj që vetura është zhdukur

Demokracia.com kishte raportuar në muajin prill se ishin bërë gati dy muaj nga një aksident ku ishte përfshirë Kryetari i Kamenicës, por nuk dihej se ku e kishte lënë veturën zyrtare.

Lidhur me këtë çështje, Demokracia.com kishte folur edhe me asamblistin e PSD-së në Kamenicë, Labinot Haxhiun.

“Kryetari para nja 6 jave e ka pasur një aksident në Prishtinë. Qe gjashtë javë vetura nuk është parë askund. Unë e pyeta se ku është vetura? Nuk u përgjigj, filloi me injorancë e ofendime. Unë insistova dhe desha ta di vetëm ku është vetura…, por ai nuk tregoi”, kishte thënë Haxhiu për Demokracia.com.

Aksidentin e kishte konfirmuar edhe vetë Rahimaj në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Kamenicës.

“Po, na ka ndodh një aksident dhe besoj që kurrkush prej juve nuk kish dashtë me ndodh. Jemi në trafik dhe mundet me ndodh kjo gjë”, kishte thënë Rahimaj.

Ai ishte arsyetuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal se ende nuk kishte një kontratë me ndonjë kompani për mirëmbajtje të veturave.

“Vetura nuk është në rregullim, për faktin se dihet qysh shkojnë procedurat përbrenda. Ne kemi shpall procedurat për mirëmbajtjen e veturave, derisa të shpallet fituesi nuk mundemi me e rregullu veturën”, kishte thënë Rahimaj në Kuvendin Komunal të Kamenicës. /Demokracia.com/

Të ngjashme