Lajme
FOTO| Fundjavë skijimi, qeveritarët me veturë zyrtare në Brod
Demokracia
09:48 | 12 Mars 2022

Share:

Qeveria Kurti II po vazhdon t’i keqpërdorë veturat zyrtare edhe jashtë orarit të punës. Gjatë fundjavës së kaluar, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me veturë zyrtare janë parë në Brod, ku kanë vendosur ta kalojnë vikendin. 

Një lexues i Demokracia.com ka dërguar fotografi dhe video në adresë të Demokracia.com, ku shihet një veturë e MKRS-së e parkuar në një hapësirë në Brod.

“Me veturë zyrtare kanë shkuar në Brod për skijim, foto është bërë pranë hotelit Arxhena në Brod. Vetura është parë atje gjatë së shtunës së kaluar”, ka thënë ky lexues i Demokracia.com.

Demokracia.com ka mësuar se kjo veturë i përket Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke marrë parasysh se të gjitha automjetet që i përkasin këtij dikasteri kanë targa me numrin 17 në fund të tabelës.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të kësaj ministre shihen duke udhëtuar gjatë fundjavës me vetura zyrtare për nevoja personale e pushime.

Gjatë muajit të kaluar, veturat e MKRS-së u panë edhe në një mbrëmje në Durrës, raporton Demokracia.com.

Vlen të përmendet se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, para se të vinte në pushtet kishte kritikuar pushtetet e kaluara për keqpërdorim të veturave zyrtare.

Megjithatë, njëjtë sikurse Kurti, i cili nuk po u ndahet xhipave të zinj të shtetit, ashtu po veprojnë edhe të emëruarit e tij politikë dhe shumë zyrtarë të tjerë qeveritarë./Demokracia.com/

Lexo edhe:

FOTO| Zyrtarët e MKRS-së me vetura zyrtare në Durrës, nuk ia përfillin “urdhrat” Kurtit

Të ngjashme