Lajme
FOTO| Forcat ukrainase shkatërrojnë urën në momentin kur autokolona ruse kaloi mbi të
Demokracia
14:38 | 14 Prill 2022

Share:

Një njësi speciale e ushtrisë ukrainase shkatërroi një urë në rajonin e Kharkivit në momentin kur një kolonë ruse po lëvizte mbi të, duke lëvizur drejt qytetit të Izjum në juglindje të Ukrainës, njoftoi komanda e forcave speciale ukrainase, transmeton Demokracia.com.

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se luftime të ashpra janë zhvilluar ditët e fundit pranë Izjum, duke thënë se rusët po përpiqen të arrijnë në rajonin lindor të Donbasit nga drejtimi i Izjum. /Demokracia.com/

Të ngjashme