Lajme
FOTO| “Fluturojnë” çmimet e derivateve në Kosovë, ky është dallimi dje dhe sot
Demokracia
21:09 | 04 Mars 2022

Share:

Po vazhdon rritja e çmimeve të derivateve në Kosovë, ashtu siç ishte paralajmëruar pas zhvillimeve në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Demokracia.com ka siguruar disa foto nga pompa të ndryshme të derivateve në vend ku shihet se çmimi i naftës për një litër ka arritur në 1.49 euro, çmimi i benzinës deri në 1.48 euro, derisa për derivate të tjera me cilësi të lartë, një litër konsumatorët duhet ta paguajnë deri në 1.56 euro.

Çmimet e derivateve u rritën edhe për shkak të krizës energjetike gjatë fundvitit të kaluar, por pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, mediat ndërkombëtare kishin paralajmëruar sërish ngritje.

Derisa në shumë shtete të Europës ka arritur ky trend i rritjes së çmimeve të derivateve, siç duket një gjë e tillë po ndodhë edhe në Kosovë, derisa pritet që të ketë edhe çmime më të larta.

Çmimi i naftës, siç ka vërejtur Demokracia.com, është rritur të premten në krahasim me të enjten, nga 1.45 euro në 1.49.

Lexo edhe:

FOTO| Lufta Rusi-Ukrainë, rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë

Por përveç derivateve, në Kosovë janë rritur edhe çmimet e produkteve bazike të cilat qytetarët i përdorin në përditshmëri, siç është buka, ku një tani kushton 0.50 cent.

Së fundi, qytetarët në Kosovë janë përballur edhe me shtrenjtim të energjisë elektrike, pas krizës energjetike të cilën vendi e përjetoi më rëndë se sa shtetet e tjera të rajonit dhe Europës. Për këtë madje, u organizuan edhe protesta në sheshet kryesore të Prishtinës ku morën pjesë mijëra njerëz./Demokracia.com/

Të ngjashme