Lajme
FOTO| Eskursioni në Shqipëri, mjekët bëjnë xhiro me anije
Demokracia
18:25 | 22 Maj 2022

Share:

Hiq më pak se 600 mjekë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të premten në mënyrë të organizuar morën rrugën drejt Shqipërisë.

Paparaci ka siguruar një fotografi të mjekëve duke shijuar vikendin dhe bukuritë e bregdetit shqiptar.

Të njëjtit janë parë duke bërë xhiro në një anije në jugun e Shqipërisë. Ata pritet të kthehen të dielën në Kosovë.

Megjithatë, as ky eskurzion i mjekëve nuk kaloi pa vërejtje.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës tha se me këtë veprim është rrezikuar dhënia e shërbimeve ndaj qytetarëve, derisa barra e punës i është lënë stafit mbështetës.

Edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kanë vërejtje.

Tevide Imeri nga kjo sindikatë shtoi se pas shkuarjes së mjekëve në ekskursion, e gjithë barra e përgjegjësisë i mbetet stafit mbështetës.

Sindikata gjithashtu ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) që ta hetojnë këtë rast.

Të ngjashme