Lajme
Foto e ushtarëve të parë të huaj në Ukrainë
Demokracia
15:15 | 28 Shkurt 2022

Share:

Sot në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi për krijimin e legjionit të të huajve, që do të luftojnë kundër Ukrainës.

Ndërkohë, Ushtria e Ukrainës në një postim në Facebook, ka publikuar një foto me ushtarë të huaj.

Është raportuar nga mediat ndërkombëtare për mijëra aplikime nga të huajt për t’iu bashkangjitur trupave ukrainase në luftë kundër Rusisë.

Zelenskyy i kishte ftuar edhe më parë të huajt ta ndihmojnë luftën e vendit të tij.

Qeveria britanike të dielën njoftoi se do të përkrahë të gjithë ata që do të shprehen të gatshëm të shkojnë në Ukrainë për të luftuar.

Të ngjashme