Lajme
FOTO| Dy vjet nga pritja e madhe e qytetarëve për Hashim Thaçin, pas intervistimit në Hagë
Demokracia
14:38 | 17 Korrik 2022

Share:

Sot janë bërë dy vjet nga pritja që qytetarët e Kosovës kishin organizuar në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për presidentin Hashim Thaçi, i cili ishte kthyer pas intervistimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Para se të intervistohej, më 24 qershor 2020, një njoftim i cilësuar si skandaloz nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kishte bërë që presidenti Hashim Thaçi ta ndërpriste udhëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, ku ishte nisur për të negociuar marrëveshjen finale me Serbinë, nën ndërmjetësimin e SHBA-së.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish deputeti Rexhep Selimi, që njëherësh ishte shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, po mbahen në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Fotografi nga pritja e qytetarëve për kthimin e presidentin Hashim Thaçi nga intervistimi në Hagë në korrik të vitit 2020:

 

Të ngjashme