Lajme
FOTO| Dy shkronjat e instilacionit “14 Prilli” bien katër ditë më pas
Demokracia
10:01 | 18 Prill 2023

Share:

Katër ditë më parë u prezantua instilacioni “14 Prilli” në nder të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si shenjë solidarizimi me rreth 20 mijë persona, të cilët vlerësohen se kanë qenë viktima të dhunës seksuale.

Por, dy shkronja të këtij instilacioni janë rrëzuar vetëm disa ditë më pas.

Ndryshe, shënimi i 14 Prillit si Ditë e të Mbijetuarve, është vlerësuar si moment i rëndësishëm në dokumentimin e të vërtetës, njëkohësisht shënon edhe njohjen simbolike, e cila është e rëndësishme në integrimin e plotë të të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.

Të ngjashme