Fluturimet e zbulimit të kryera nga një njësi e inteligjencës ukrainase me bazë në një bunker sekret pranë kufirit me Rusinë filmuan dhjetëra pjesë të pajisjeve ushtarake të dëmtuara të hedhura në një fushë.
Fotot satelitore konfirmuan se nuk kishte automjete në vendin e fshatit Golovchino kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij më 24 shkurt dhe vetëm një pjesë e vogël më 17 mars, pasi të dhënat nga terreni filluan të tregonin se pushtimi po zbrapsej.
Një ekip i “The Sun” pati akses gjatë fluturimit të dronit ukrainas “Leleka”, i cili ka si mision që të zbulojë pajisjet e artilerisë që përdoren nga rusët.
Gjatë këtij fluturimi u konstatuan 57 automjete ushtarake të shkatërruara në këtë bazë, ku 17 ishin tanke të modeleve modern T-90 si edhe T-72, raporton abcnews.al.
Krahas tyre kishte edhe mjete të tjera ushtarake, siç janë artileritë e levizshme, mjetet e lëshimit të raketave, etj.
Një komandant ukrainas i tha “The Sun” se ngarkesa ishte tërhequr zvarrë në vend për riparim dhe ishte braktisur.
Ai tha: “Të gjitha automjetet ruse që vijnë në Ukrainë do të përfundojnë në një vend si ky. Është një varrezë tankesh”.
Ukraina pretendon se ka goditur më shumë se 800 tanke dhe 2000 automjete të blinduara – qindra duke përdorur raketa britanike NLAW dhe Javelins amerikane. /abcnews.al