Lajme
FOTO| Doktori turk që e operoi e përcjell pacienten Vjosa Osmani edhe në Instagram
Demokracia
20:38 | 09 Maj 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka folur asgjë rreth ndërhyrjes së saj kirurgjike për t’i hequr kilogramët e tepërt në Turqi. 

Mediumi i madh turk “Hurriyet”, i cili raportoi për operimin e presidentes Osmani, e shoqëroi atë me titullin “Presidentja e Kosovës iu nënshtrua operacionit në stomak: Kilogramët e tepërt i la në Antalia”.

Ngjashëm veproi edhe mediumi turk “Vatan”, i cili artikullin e titulloi “Presidentja Vjosa Osmani shpëtoi nga pesha e tepërt në Turqi”, përcjell Demokracia.com.

Në mediat e këtij vendi u panë edhe shumë foto krahasuese të Vjosa Osmanit në format që kishte para operacionit dhe ashtu siç duket tani.

Sipas gazetarit të Hurryiet, Salim Uzun, presidentja Osmani iu nënshtrua operacionit në fjalë para afër një viti.

Ky operim ishte realizuar nga doktori i njohur Ayhan Mesci, i cili punon edhe si profesor në Universitetin “Akdeniz”. Mesci është një specialist elitar në këtë fushë, i cili shquhet për profesionalizëm të lartë.

E doktori për të cilin mediat turke raportuan se e operoi presidenten Osmani, progresin e punës te pacientja e tij e përcjell edhe në rrjetin social Instagram, raporton Demokracia.com.

Mesci është ndjekës i presidentes Osmani në këtë rrjet sociale dhe e sheh çdo fotografi që ajo e poston.

Ky lloj operimi quhet “Tüp” dhe fjala ‘tüp’ në shqip do të thotë tub ose gyp. Operimi “Tüp” quhet kësisoj, sepse lukthi pas këtij operimi mbetet në formë të tubit ose të gypit.

Në operacione si këto, që në gjuhën e përditshme quhet zvogëlim i stomakut ose tub, njeriu humbet 80 % të organit të tretjes dhe detyrohet të konsumojë shumë më pak ushqim.

Por, shpejt kjo çështje është shndërruar në një debat politik.

Në epiqendër të tij është vënë raportimi i mediave turke se para dhe pas ndërhyrjes dhe çmimit të saj të kripur, Vjosa Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje.

Një problem tjetër ka qenë edhe ai i transparencës, pasi që presidentja Osmani e kishte mbajtur fshehtë këtë intervenim deri më tash. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024