Djali i të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq, Darko Mlladiq, ka ndjekur paradën me rastin e Ditës Antikushtetuese të RS-së nga zona VIP, siç shihet edhe në foto, transmeton istraga.ba në profilin e tij në Twitter.
Jo larg tij ishte Danilo Vuçiq, djali i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në kremtimin e Ditës së RS-së sot mori pjesë edhe Ivica Daçiq.
Më herët gjatë ditës në Sokolac, Daçiq tha se Republika Serbe (RS) është e garantuar me Kushtetutë dhe aktet ndërkombëtare dhe se festimi i 9 janarit si Dita e RS-së nuk ka të bëjë fare me çështjet e integritetit territorial dhe sovranitetit të Bosnjws dhe Hercegovinws dhe vendimet e gjykatave të ndryshme, transmeton Demokracia.com.
Sin osuđenog ratnog zločinca Ratka Mladića, Darko Mladić, iz VIP zone je posmatrao defile povodom neustavnog dana RS. Nedaleko od njega bio je i Danilo Vučić, sin aktualnog predsjednika Srbije Aleksandra Vučića. Obilježavanju dana RS je prisustvovao i Ivica Dačić pic.twitter.com/6eCzbcHIkN
— Istraga.ba (@IstragaB) January 9, 2023
Përveç presidentit të RS-së Milorad Dodik, i cili ishte në rreshtat e parë, ishin edhe i dërguari i anëtarit serb të Presidencës së BH-së Boshko Tomiq, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, ministrat në Qeveria e RS, Sinisha Karan dhe Savo Miniq, si dhe ministrat në Qeverinë e Serbisë, Nikola Selakoviq dhe Danica Grujiçiq.
Në paradë morën pjesë 2500 pjesëtarë të MPB-së, të cilin Dodik e përshëndeti me “Zoti na ndihmoftë heronj”.
Në fund të takimit u shpalos flamuri 500 metra i Republikës Serbe.
Gjithashtu, anëtarët e klubit pro-rus të motoçikletave Night Wolves, afër Kremlinit, u panë në paradë.
Për kujtesë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shpallur këtë datë jokushtetuese në dy raste. /Demokracia.com/
“U naručju je držala bebu od 5-6 mjeseci.Vlatko je otrgnuo dijete govoreći:Neka beba uzme zraka.Uzeo je bebu i bacio u zrak.Lelek je u rukama imao nož,na koji je dočekao malo tijelo”,svjedok o zločinima. na mostu u Višegradu,predmet Željko Lelek.Most danas,navijači Zvezde, dan RS pic.twitter.com/5hU6rrfsLH
— Istraga.ba (@IstragaB) January 9, 2023