Ditë e re, huqje e re nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz. Kjo ka ndodhur edhe sot, në njoftimin e saj për takimin me kancelarin austriak Karl Nehammer.
Ministrja Donika Gërvalla ka gabuar sërish në një deklaratë të saj në Twitter, madje në një postim të publikuar në gjuhën gjermane, të cilën e flet që në moshë të re, përcjell Demokracia.com.
“Ishte kënaqësi e madhe dhe nder i veçantë që ta pres sot në takim kancelarin Nehammer”, ka shkruar Gërvalla.
Es war mir eine große Freude und eine besondere Ehre, den Bundeskanzler Nehammer heute in Kosova willkommen zu heißen. https://t.co/d208fu3ngQ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 18, 2022
Në fakt, kështu duket postimi aktual i Gërvallës në Twitter, të cilin pas një gabimi të bërë e ka ripublikuar, duke e fshirë atë paraprak.
Megjithatë, Demokracia.com e ka parë postimin e Gërvallës me gabime, para se të postohej deklarata e dytë, ku përmirësohet fjala “Freunde”.
Fillimisht Gërvalla në Twitter shkroi “freunde” që nënkupton shoqëri, por të njëjtin postim e fshiu dhe më pas e ripublikoi duke e përmirësuar fjalën nga “Freunde” në “Freude” (kënaqësi).
Vlen të përmendet se gabimi i fundit i Gërvalles në Twitter, ka ndodhur jo më shumë se 10 ditë më parë.
Në njoftimin e lëshuar nga MPJD u tha se “Gërvalla ka pritur sot në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, Nabila Al Shamsi”, raporton Demokracia.com.
Në fakt, Nabila Al Shamsi është Ambasadore e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal te Zi, jo-rezidente për Kosovë dhe jo siç e theksohej në postimin e ministrisë si “Ambasadore jo-rezidente në Mal të Zi”.
Ndryshe, MPJD dhe ministrja Gërvalla janë kritikuar edhe më herët për postimet në Twitter, sidomos për atë që kishte të bënte me Rusinë, kur dyshohej se kishin përdorur edhe “google translate”. /Demokracia.com/
Ditë e re, huqje e re| Gërvalla ngatërrohet në përfaqësimin diplomatik jo-rezident