Lajme
FOTO| Dështon protesta e Sali Berishës, pak protestues i dalin në shesh
Demokracia
13:39 | 11 Shkurt 2023

Share:

Partia Demokratike dhe opozita në Tiranë po zhvillojnë një protestë kundër qeverisë për shkak të çështjes “McGonigal” në të cilën akuzojnë si të përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Protestuesit në duar mbajnë disa pankarta me mbishkrimet “Pluralizmit i dalim Zot”, “Çka të bën FBI, s’ta bën Perëndia”, si dhe një pankartë të madhe duke ironizuar me mbishkrimin “Burg Brother VIP”.

Nga transmetimet e drejtpërdrejta të mediave në Shqipëri, shihet se në protestë janë duke marrë pjesë një numër i vogël i qytetarëve.

Në këtë protestë janë 1,500 forca policie të pozicionua në pikat e ndryshme të qytetit për të siguruar mbarëvajtjen.

Të ngjashme